1- Kërkimi mbrojtje nga Zoti. Me të thënë: “Eudhu bil-lahi minesh
shejtani rraxhim”, shejtani largohet dhe nuk mund të të afrohet dot. Për
këtë ne lexojmë dhe suren En-Nas: “Thuaj: “Mbështetem (mbrohem) tek Zoti
i njerëzve! Sunduesi i njerëzve, Të adhuruarin e njerëzve. Prej të keqes
së cytësit që fshihet. I cili bën cytje në zemrat e njerëzve, Qoftë ai
(cytësi) nga xhindët ose nga njerëzit.” (En-Nas: 1-6) Fjalën “juuesuisu”
dhe “khannas” Zoti i ka vendosur pranë njëra- tjetrës. Kjo pasi vesvesi
largohet menjëherë kur ti kërkon mbrojtje nga Zoti.
2- Përmendja e Zotit. Kur të ndjesh që shejtani filloi të të nxisë dhe
tundojë për gjynahe, fillo të kujtosh Zotin. Thuaj sa më shpesh: “La
ilahe il-lall-llah, Muhammedun resulull-llah, Estagfirull-llah.
3- Dy suret e fundit të Kur’anit, El-Felek dhe En-Nas. Lexoji këto dy
sure çdo mëngjes dhe mbrëmje. Ato do të të mbrojnë nga shejtani. Thotë
Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] për këto dy sure: “Askush nuk
ka kërkuar mbrojtje më mirë se me këto të dyja.”
4- Ajeti Kursij. Thotë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] rreth
këtij ajeti: “Nëse shkon në shtrat për tëfjetur, lexoje Ajetin Kursij,
pasi do të kesh një mbrojtës të Zotit gjithë natën.”
5- Sureja El-Bekare. Thotë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:
“Në një shtëpi në të cilën lexohet sureja Bekare, nuk mund të hyjë
shejtani.”
6- Të thuash: “La ilahe il-lall-llahu vahdehu la sherike leh. Lehul
mulku ve lehul hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir.” Thotë Profeti
[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Kush thotë njëqind herë në ditë “La
ilahe il-lall-llahu vahdehu la sherike leh. Lehul mulku ve lehul hamdu
ve huve ala kul-li shejin kadir” ata do e mbrojnë nga shejtani për atë
ditë.” (Buhariu, 3293)
Po ta thuash njëqind herë çdo ditë, shejtani nuk mund të të afrohet.
Përse të mos e thuash atëherë?
7- Abdesi. Kjo pasi shejtani është prej zjarrit dhe zjarrin nuk e shuan
veçse uji.
8- Ulja e shikimit para haramit. Thotë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem]: “Shikimi është një shigjetë nga shigjetat e Iblisit. Kush e ul
shikimin ngafrika e Zotit, Zoti do ia kompensojë me ëmbëlsi, të cilën e
ndien deri në Ditën e Kijametit.”
9- Shoqërimi me besimtarët. Thotë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-
lem]: “Nga të gjitha delet, ujku ha atë që është veçuar nga tufa.
Shejtani është pranë atij që është i vetëm dhe larg atij që është i
shoqëruar.”
10- Namazi. Thotë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Kur falet
biri i Ademit dhe bie në sexhde, shejtani largohet duke thënë: I mjeri
unë. I biri Ademit u urdhërua të bjerë në sexhde dhe u bind dhe për këtë
fiton xhennetin. Kurse unë u urdhërova të bie në sexhde dhe refuzova,
për këtë fitova zjarrin.”
11- Pendimi. Kur Zoti e mallkoi shejtanin, ai i tha: “Betohem në
Madhështinë dhe Krenarinë Tënde që do i tundoj përderisa kanë shpirtrat
në trupat e tyre. Kurse Zoti ia ktheu: Betohem në Madhështinë dhe
Krenarinë Time që do i fal përderisa më kërkojnë falje.”
Me këto që përmendëm më lart, shohim se ushtarët e besimtarit janë më të
fuqishëm dhe më të shumtë se ushtarët e shejtanit. Megjithatë/ lufta
vazhdon të jetë e ndezur, pasi shejtani kërkon që me çdo kusht të të
çojë drejt humbjes dhe zjarrit. Ai arriti që të mashtrojë babanë dhe
nënën tonë dhe i nxori nga xhenneti. Ai ka mashtrur shumë nga
parardhësit e tu, madje të ka mashtruar ty kushedi sa herë. Thotë Zoti
në Kur’an: ” Si e bëtti atë dhe pasardhësit e tij mik në vendin Tim,
dnke qenë se ata janë armiqtë tuaj? Sa këmbim i shëmtuar është ai i
jobesimtarëve!” (El-Kehf: 50)
No comments:
Post a Comment