Kurimi dhe trajtimi i magjisë në mjeksinë profetike.
Disa njerëz e kanë mohuar mundësinë që Pejgamberi alejhi selam të prekej nga magjia, duke menduar gabimisht se të prekurit nga magjia është mangësi dhe turp. Në fakt, prekja e Profetit alejhi selam nga magjia dëshmon për natyrën njerëzore të tij, pasi ajo është një lloj sëmundjeje. Fakti që ai u prek nga magjia duhet trajtuar njëlloj si helmimi me mishin e deles.
Kadi
Ijadi thotë: “Magjia është një lloj sëmundjeje, e cila mund ta prekë
njeriun. Si e tillë, ajo mund të prekte edhe Profetin alejhi selam por
pa e cenuar aspak statusin e tij si Profet i Zotit. Për sa i përket
faktit që atij i dukej se vepronte diçka, që, në të vërtetë, nuk e
vepronte, ky nuk mund të jetë argument që do cenonte vërtetësinë e tij
si Profet dhe paprekshmërinë e Mesazhit të tij, sepse Allahu i Lartësuar
e kishte ruajtur atë, ashtu si çdo profet tjetër, nga të tilla cenime.
Magjia e preku atë thjesht dhe vetëm në çështjet e dynjasë, të cilat nuk
kishin lidhje me misionin e tij si pejgamber i Zotit të gjithësisë.
Pra, si njeri dhe në çështjet e dynjasë, nuk ishte çudi që edhe ai të
prekej nga të tilla ndikime, që, më pas, Allahu i Lartësuar ia largoi,
duke mësuar kështu umetin se ai ishte thjesht një njeri, ndërsa i gjithë
pushteti është vetëm në dorën e Allahut të Lartësuar.”
Qëllimi
ynë është thjesht të tregojmë udhëzimin e Pejgamberit alejhi selam në
kurimin dhe trajtimin e magjisë. Prej tij janë përcjellë dy mënyra:
Mënyra e parë:
Gjetja e magjisë dhe shkatërrimi i saj. Kjo është mënyra më e plotë e
shërimit nga magjia. Kështu veproi Pejgamberi alejhi selam. Ai iu lut
Allahut të Lartësuar që t’ia zbulonte magjinë dhe Ai ia tregoi atë.
Atëherë, Pejgamberi alejhi selam e nxori atë nga pusi ku ishte fshehur.
Ajo qe e përgatitur me flokë të Profetit, e mbështjellë në një lëpushë
hurme.[1] Me ta zbuluar dhe nxjerrë magjinë, iu largua menjëherë ajo që ndiente, sikur të ishte çliruar nga zinxhirë që e mbanin lidhur.[2] Kjo është mënyra më e mirë e kurimit të magjisë. Ajo është e ngjashme me pastrimin e plotë të trupit nga lëndët septike.
Mënyra e dytë:
Nxjerrja jashtë e substancave të këqija nga organi që është prekur më
tepër nga magjia. Magjia vërtet ndikon shumë në natyrën e njeriut. Ajo i
trazon lëndët bazë të trupit, prodhon substanca të dëmshme dhe
turbullon temperamentin. Nëse ajo ndikon në një pjesë të trupit, prej së
cilës mund të nxirret lënda e keqe, atëherë kjo mënyrë bëhet e
domosdoshme. Ebu Ubejdi tregon në librin e tij Garib el Hadith, me sened deri tek Abdurrahman ibn Ebu Lejla, se: “Pejgamberi alejhi selam, kur i bënë magji, bëri hixhame me bri në pjesën e sipërme të kokës së tij”.
Disa të paditur, kur dëgjojnë mënyrën e dytë të mjekimit, thonë: “E ç’lidhje ka magjia me hixhame-n? Ku magjia e ku hixhame-ja!”.
Por nëse këtë do ta gjenin të shkruar si porosi të Hipokratit, Ibn
Sinës apo të të tjerëve që ata i pasojnë verbërisht, do ta pranonin pa
bërë fjalë, ose thjesht do të thoshin: “Aaa, kështu ka thënë filani e
filani!”
Ndikimi
i magjisë me të cilën u prek Pejgamberi alejhi selam ishte i
përqendruar në kokë, në një nga zonat e saj, gjë e cila shkaktonte
njëfarë shpërqendrimi. Atij i dukej se kryente diçka, por që, në të
vërtetë, ai nuk e kryente atë. E tillë është magjia: një manipulim dhe
ndikim në trupin dhe gjakun e njeriut.
Magjia
është një gërshetim i fuqisë së shpirtrave të këqij dhe i efekteve
negative që ata kanë në funksionet normale të trupit të njeriut. Magjia
më e keqe është ajo që prek ndjesitë e organit të prekur. Nëse zbulohet
organi ku është bërë magjia (sipas shenjave), atëherë heqja e gjakut me
kupa në atë pjesë të trupit është mënyra më e mirë e trajtimit, nëse
bëhet ashtu siç duhet. Hipokrati ka thënë: “Gjërat që duhen nxjerrë nga
trupi duhet të nxirren jashtë pikërisht nga ajo pjesë e trupit që është
më e prekur dhe me mjetet e mënyrat më të përshtatshme dhe më të mira.”
Disa njerëz
thonë që Pejgamberi alejhi selam, kur u prek nga magjia dhe pa ndikimet
që ajo solli në veprimet e tij, mendoi se kjo kishte ardhur ngaqë gjaku
i prishur i kishte vajtur në tru dhe kishte prekur aparatin e
ndjeshmërisë. Pra, për shpërqendrimin në veprimet e tij, ai fajësoi
ndikimet e gjakut, prandaj zgjodhi hixhame-n,
si një nga rrugët më të mira të kurimit të asaj kohe. Ky lloj mjekimi u
zgjodh para se atij t’i zbulohej prej Allahut të Lartësuar që ajo ishte
magji. Më pas, kur u njoftua se kishte të bënte me diçka tjetër, ai
zbatoi mjekimin e saktë dhe të vërtetë ndaj magjisë, duke e lutur
Allahun e Lartësuar që t’ia tregonte se ku ishte fshehur magjia, për ta
shkatërruar atë. Me të vepruar këtë, ai u shërua plotësisht dhe u ndie
shumë i çliruar. Kjo do të thotë që ndikimi i kësaj lloj magjie ishte
thjesht në ndjesitë e tij, jo në mendjen dhe zemrën e tij. Për këtë
arsye, ai ishte i vetëdijshëm se thjesht po i dukej që e kishte vepruar
një gjë që, në fakt, nuk e kishte bërë. Të tilla pasoja mund të vijnë
edhe nga sëmundje të tjera.
No comments:
Post a Comment